Del Piero

Del Piero: Akoma jam i ri, luaj edhe 5 vjet

Alessandro Del Piero nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë: “Dëshiroj shumë që të vazhdoj të luaj futboll edhe pse nuk e di për sa kohë do kjo do të jetë e mundur, ndoshta për një vit ndoshta edhe për 5 vitet e ardhshëm”, u shpreh ish futbollisti juventin gjatë një interviste për CNN.

Aktualisht, destinacioni më i mundshëm për të ardhmen e tij duket Amerika.

“Amerika është një vend unik, ku për më tepër jam argëtuar gjithnjë sa herë që kam shkuar për të pushuar atje. Gjithsesi, mbetet ende për të parë se ku do ta vijoj karrierën”, vijoi Del Piero.

Ale nuk e fshehu ndër të tjera edhe zhgënjimin për lamtumirën e “parakohshme” ndaj Juventusit, ndërkohë që thekson se modeli ideal i trajnerit është ai i Guardiolës, karriera e të cilit duhet ndjekur si shembull.