tottenham-liverpool

Debakël për Liverpoolin

Tottenham Hotspur ka dalë fitues i njërit nga derbit e javës së pestë në Ligën Premier duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 4-0.

Spursat zhvilluan lojë më të mirë në fraksionin e parë, megjithatë arritën të realizojnë vetëm një herë, edhe atë në fillim të ndeshjes (7’) me anë të Luka Modric.

Redsat u desh që nga minuta e 28-të ta vazhdonin takimin me një lojtar më pak, pasi që Charlie Adam u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Edhe më keq u bë në gjysmën e dytë, pasi edhe Martin Skrtel mori kartonin e dytë të verdhë (63’).

Kështu me superioritetin numerik në fushë, vendasit nuk e patën të vështirë të realizojnë edhe gola të tjerë.

Fillimisht, Jermain Defoe dyfishoi epërsinë (66’) dhe më pas Emmanuel Adebayor shënoi dy herë (68’ dhe 90’) për ta vendosur rezultatin përfundimtar.