mer-De-Rossi

De Rossi bëhet lojtari më i paguar i Romës

Mesfushori italian, Daniele De Rossi, shumë shpejt mund të bëhet lojtari më i paguar i Romës.

Rossi shumë shpejt mund ta kalojë kapitenin Totti, pasi që i është ofruar një kontratë e re pesë-vjeçare, ku do të përfitojë 5.5 milionë euro raportojnë mediat italiane.

Sportmediaset shkruan se klubi i Series A është duke u përpjekur që ta bindë mesfushorin që të mos largohet nga klubi romak, pasi që raportohej se Manchester City është vënë në ndekje të tij.