De Biasi do ‘Brazilin 2014’ me çdo kusht

De Biasi do ‘Brazilin 2014’ me çdo kusht

De Biasi do ‘Brazilin 2014’ me çdo kushtTrajneri i kombëtares së Shqipëris, Gianni De Biasi është duke e kërkaur me çdo kusht kualifikimin në botërorin, ‘Brazili 2014’.

Biasi mendon se ai e ka arritur qëllimin e parë, të cilit tani po ia vjel frytet, ndërsa tregon se kualifikimin në Kupën e Botës e kërkon jo vetëm ai por gjithë shqiptarët.

“Qëllimi i parë sapo mbërrita, ishte për të sjellë një ndryshim në ekip. Si fillim duhej ripërtërirë ekipi. Kemi bërë një punë të madhe me ekipin tim, në zbulimin e talenteve anembanë Evropës. Disa muaj më pas kemi mundur të vjelin frytet e punës sonë.

Ne jemi të dytët, katër pikë pas Zvicrës. Tani ne do të përballemi me katër sfidat më të rëndësishme të udhëtimit tonë. Ne do të bëjmë gjithçka për të arritur kualifikimin, që e kemi shumë për zemër. Shqipëria nuk është kualifikuar në historinë e saj, por oreksi vjen duke ngrënë”, tha De Biasi.

Ndryshe, kur e morri De Biasi kombëtaren, kjo e fundit në ranglistën e FIFA-së sihte e 82, ndërsa tani gjendet si e 37-ta më e mira në botë.