David Villa te Atl. Madrid

David Villa te Atl. Madrid

David Villa te Atl. MadridDavid Villa transferohet në Madrid. Sulmuesi i Barcelonës largohet nga Katalonja pas tre sezoneve ku nuk arriti të shfaqej në maksimumin e potencialit të tij duke luajtur në vetëm 77 ndeshje zyrtare.

Villa largohet nga “Cam Nou” pas blerjes së Neymar, i cili do t’ia ngushtonte edhe më shumë hapësirat sul;muesit asturian, i cili kërkon të mos e humbasë shansin për të luajtur në Kupën e Botës 2014. Lajmin e transferimit të sulmuesit 31 vjeçar në radhët e “Los Cochoneros” e konfirmon klubi katalanas në një komunikatë zyrtare ku thekson se do të përfitojë fillimisht 2. milionë Euro dhe tre të tjera nëse “El Guaje” qëndron në Madrid edhe gjatë dy sezoneve pasardhës deri në vitin 2016.

Gjatë sezonit të parë në Barcelonë, Villa u shfaq në formë të mirë, duke shënuar edhe një gol në finalen e Champions League, ndërsa një sezon më pas ai pësoi një dëmtim të rëndë që e la jashtë fushave për shumë kohë. Me blerjen e Villas, Atletico Madrid plotëson boshllëkun e lënë nga Radamel Falcao që u bashkua me Monacon në fillim të verës. GJatë kësaj jave, Villa do të kryejë testet mjekësore në klubin e tij të ri.