David Moyes:

David Moyes: Rooney i gatshëm për Liverpoolin

David Moyes:David Moyes ka ripërsëritur qëndrimin e klubit për Ëayne Rooneyn dhe thotë se sulmuesi është mentalisht në formë të mirë para derbit ndaj Liverpoolit në Ligën Premier.

Rooney shfaqi paraqitje të shkëlqyer në barazimin pa gola ndaj Chelseat dhe pas konfirmimit se Blutë kanë hequr dorë prej tij, Moyes ka deklaruar se ai është i gatshëm për duelin ndaj Liverpoolit.

“Ndjeva se luajti mirë ndaj Chelseat dhe se ai po duket në formë të mirë edhe për ndeshjen e ardhshme”.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të vazhduar kështu dhe të bëjmë atë që ka nevojë që ai të performojë mirë. Për momentin, ai është në formë të mirë”, ka deklaruar Moyes.