David Moyes paralajmëron Mourinhon: “Duart larg nga Rooney”

David Moyes paralajmëron Mourinhon: “Duart larg nga Rooney”

David Moyes paralajmëron Mourinhon: “Duart larg nga Rooney”Burimet e afërta me Wayne Rooney, gjithmonë raportojnë dhe shkruajnë se nuk e ka ndërmend të mbetet në Manchester United, ndërsa mediat britanike apo të gjithë që lidhen ngushtë me klubin kampion të Anglisë, reagojnë në mënyra të ndryshme duke thënë se Rooney nuk do të largohet nga Old Trafford.

Së fundmi foli edhe bosi i ri i Man United, David Moyes. Ai në intervistën e fundit dhënë “The Sun” e ka ngritur zërin

kundër shitjës së lojtarit kryesor, ndërsa i është adresuar trajnerit portugez të Chelsea, Jose Mourinho, i cili haptazi ka thënë se e dëshiron Rooney në Stamford Bridge.

“Njerëzit gjithmonë flasin për futbollistët e mirë sidomos për një lojtar si Rooney. Poashtu edhe Jose Mourinho e ka përmend emrin e Wayne, por unë kam një porosi për të…duart larg nga Rooney. Lojtari ynë nuk është në shitje dhe sërish do të jetë kryesori në skuadrën Manchester United” tha Moyes.