David Moyes: Mund të fitojmë Champions Leaguen

David Moyes: Mund të fitojmë Champions Leaguen

David Moyes: Mund të fitojmë Champions LeaguenNjë humbje poshtëruese në shtëpi përballë Liverpoolit pastaj kualifikimi në çerekfinalet e Champions League pas fitores 3-0 në ndeshjen e kthimit me Olympiakos.

Pas këtij suksesi, tekniku David Moyes beson se “Djajtë e Kuq” kanë të gjithë potencialin që i duhet për të fituar trofeun e katërt europian.

“Pavarësisht se si do të na vendosë shorti, ne do të na shikojnë si humbësa, por jam i bindur se ky klub i ka të gjitha kapacitetet për të triumfuar në Champions. Nëse japim maksimumin tonë, gjë e cila na ka munguar në shumë ndeshje, atëherë Manchester United mund të jetë një rival i fortë për çdo skuadër. Nuk dua të them që ky është momenti ynë, por shpresoj vërtetë që të jetë”, u shprehn tekniku skocez.

Moyes ka mbetur shumë i kënaqur me fitoren që eliminoi kampionët e Greqisë, teksa përgëzoi djemtë e tij për lojën në Old Trafford.

“Ishte një performancë e mrekullueshme. Gjithsecili bëri detyrën që i takonte dhe skuadra në përgjithësi luajti shumë mirë. Ishte nga ato ndeshje që i ka munguar Old Trafford këtë sezon”, vijoi Moyes.