David Harrich ka zbuluar parandalimin dhe shërimin e AIDS-it

David Harrich ka zbuluar parandalimin dhe shërimin e AIDS-it

David Harrich ka zbuluar parandalimin dhe shërimin e AIDS-itDavid Harrich, shkencëtari nga Australia, ka deklaruar të ketë zbuluar se si ta bëjë HIV-in të luftojë vetë kundër vetes për të parandaluar krijimin e AIDS-it.

Zbulimin e vet australiani e ka përshkruar si revolucionar në gjetjen e ilaçit për sëmundjen e rëndë.Shkencëtari i Instituti për hulumtime mjekësore në Queensland ka thënë që me sukses ka modifikuar një proteinë në HIV, e cila i është nevojitur virusit për t’u shumëzuar. Në vend të kësaj, ky proces tani do të parandalojë rritjen e tij.

“Kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme. Modifikimi i proteinave ka sukses çdo herë. Nëse vazhdon ky hulumtim, mund të shpresojmë për ilaçin kundër AIDS”, ka thënë Harrich, shkruan AFP.

Ai ka shtuar që proteina e modifikuar të cilën e ka quajtur Nullbasic, ka treguar aftësi të jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e HIV-it në kushtet laboratorike dhe mund të ketë implikime të pabesueshme në frenimin e AIDS-it dhe shërimin e të infektuarve me HIV.

“Virusi mund të infektojë qelizën, por duke iu falënderuar kësaj metode nuk do të përhapej. Ju ende do të ishit të infektuar me HIV. Ky nuk është ilaç për virusin, por ai mund të qetësohej dhe nuk do të shndërrohej në AIDS”, ka thënë shkencëtari australian.

Fakti që vetëm një proteinë e vetme mund të jetë aq shumë efikase, të sëmurëve do t’u mundësonte të reduktojnë sasinë e ilaçeve që marrin, kualitet më të mirë jetës dhe më pak shpenzime për t’u shëruar.

Kurimet eksperimentale në kafshë duhen të fillojnë këtë vit, ndërsa për aplikimin e tretmanëve në njerëz mund të kalojnë disa vjet, dhe për të funksionuar në njerëz duhet përdorur terapinë me gjene.

Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, numri i njerëzve të infektuar me HIV në vitin 2011 ishte 34 milionë.