David Beckham blen ekip futbolli në Miami

David Beckham blen ekip futbolli në Miami

David Beckham blen ekip futbolli në MiamiBeckham prezantoi projektin e tij për të ngritur nga hiçi një skuadër futbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pikërisht në qytetin e Miamit.

Edhe pse ish kapiteni i Anglisë nuk ka paraqitur një plan të sigurt financimi që përfshin edhe atë për ndërtimin e stadiumit, duke se ëndrra amerikane e familjes Beckam do të konkretizohet shumë shpejt. Në konferencën përpara mediave ishin të pranishëm edhe komisioneri i kampionatit amerikan MLS, Don Garber si dhe kryebashkiaku i Miamit, Carlos Gimenez.

Ndërkohë, Beckham është ende në kërkim të një vendi për ndërtimin e kompleksit por edhe të lojtarëve që do të përbëjnë bazën e skuadrës. Në këtë inisiativë, ai mbështetet edhe nga basketbollisti LeBron James, i cili dëshiron që edhe Miami të përfaqësohet me një skuadër në Major League Soccer.

“Ne nuk jemi në kërkim të fondeve publike. Do ta ndërtojmë stadiumin me forcat tona. Kemi punuar shumë fort që kur I hymë kësaj rruge sepse duam të krijojmë një skuadër futbolli që t’i përkasë popullit të Miamit”. Në vijim, ish mesfushori premtoi se skuadra e Miamit do të jetë një nga më të fortat në kampionat pasi ajo do të përbëhet nga lojtarë cilësorë.

“Kemi planifikuar të sjellim në skuadër disa nga lojtarët më të mirë në qarkullim. Kur në një skuadër transferon lojtarë të mirë atëherë gjërat fillojnë të ecin në drejtimin e duhur dhe për ta kuptuar më mirë këtë shikoni skuadrën e basketbollit të Miamit. Ka shumë lojtarë të interesuar për të ardhur në Miami. Kush nuk do të dëshironte të luante për një skuadër të tillë dhe të jetojë në një qytet si ky? Në fund, Beckham zbulon edhe një prapaskenë interesante që mund të rikthejë në stol një nga emrat më legjendarë të këtij sporti edhe pse mundësitë janë minimale.

“A kam kontaktuar në telefon me Alex Ferguson? Jo, nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ai është një trajner i madh që më ka dhënë shans të bëj ëndrrën time realitet, por për fat të keq është tërhequr, prandaj nuk besoj se do ta kontaktojmë. Besoj se po I shijon pushimet, por…asnjëherë nuk i dihet”.