Dashuria nuk njeh moshë…Nusja 113 vjeç martohet me dhëndrin 43 vjet më të ri

Dashuria nuk njeh moshë…Nusja 113 vjeç martohet me dhëndrin 43 vjet më të ri

Dashuria nuk njeh moshë…Nusja 113 vjeç martohet me dhëndrin 43 vjet më të riVetëm gjashtë muaj pasi u njoftuan, çifti në moshë vendosën të jenë bashkë përgjithmonë.Dallimi në moshë, nuk e ndaloi Aimti Ahemti që ti vardisej Azatihan Zaëuti, e cila fillimisht nuk i japi shpresa për ndonjë lidhje.

Mirëpo burri 70 vjeç, nguli këmbë duke qëndruar gjatë tërë kohës pranë saj, derisa ajo ra në dashuri me të.Kur e filluan lidhjen, ata u bënë të pandashëm dhe shumë simpatik për banorët dhe punonjësit në azilin në provincën Xinjang.

Ata u betuar për një jetë të përbashkët, në të mirë dhe në të keqe, në një ceremoni të thjeshtë, ku nusja veshi një velë, ndërsa dhëndri një kapelë.

Duke mbajtur një lule në dorë, nusja Azatiha, ka thënë se ndjehet shumë e lumtur dhe se shpreson që ditët që i kanë mbetur të jenë të lumtura.

“Jam shumë i lumtur që jemi bashkë” është shprehur Ahemti, duke shtuar se ‘nuk më pengon që nusja është shumë më e vjetër se unë’.