AP090309039734_web_portrait_280_1

DASH: Shmanguni nga tensionet

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Departamentin amerikan i Shtetit shfaq shqetësim lidhur me arrestimet e fundit në Serbi dhe në Kosovë.

“Ne jemi të shqetësuar nga deklaratat e disa zyrtarëve, përmes të cilave në mënyrë implicite kërcënohet arrestimi reciprok. Ne presim që – si të gjitha vendet e tjera që kanë aspirata euroatlantike – Serbia dhe Kosova të respektojnë sundimin e ligjit dhe t’ju shmangen aksioneve të cilat mund t’i shtojnë tensionet”, thuhet në deklaratë.

“Sipas informatave tona, OSBE-ja ka ofruar ndihmë për t’ua lehtësuar qytetarëve të Kosovë – që kanë nënshtetësi të dyfishtë – votimin në zgjedhjet parlamentare të Serbisë… Shpresojmë se Qeveria e Kosovës, e cila më herët ka shprehur gatishmëri për ta pranuar një ndihmë të tillë, ashtu edhe Qeveria e Serbisë, ta pranojnë këtë ofertë sa më shpejtë të jetë e mundur”.