01-RADOVANOVIC-Darko

Darko, krimineli i Tigrave të Arkanit

Artikulli korrigjohet në nëntitull dhe në paragrafin e fundit, pë shkak të gabimit teknik, ku, në vend se të jetë e shkruar “në Burgun e Dubravës”, ka rrëshqitur gabimisht teksti “në Burgun e Pozharevcit”.

Mitrovicë – Protagonisti në vijim është nga Zveçani dhe ishte anëtar i njësive paramilitare të kriminelit Arkan, në të dy luftërat, në Bosnjë dhe në Kosovës. Mbante në qafë tatuazhin e merimagës, shenjë kjo identifikuesve e anëtarëve të kësaj njësie paramilitare serbe.

Darko Radovanoviq (1975), është një ndër kriminelët më të njohur në veri të Kosovës, i mbikëqyrur rreptë dhe i survejuar nga organet e sigurisë, sidomos nga KFOR. Ai ka një të kaluar të rëndë kriminale, gjatë luftës së Bosnjës, por edhe asaj të Kosovës, si pjesë e njësitit famëkeq “Tigrat e Arkanit”.

Portali LajmeShqip.com sjellë në vijim pjesën nga  dokumenti konfidencial i NATO-s, që i referohet Darkos si një kriminel tipik, i cili ka ruajtur raporte me strukturat politike serbe edhe pas luftës së Kosovës. Ai, duke qenë në shërbim të tyre, ka marrë pjesë në shumë trazira e zhvillime destabilizuese në veri dhe ka ushqyer kontrabandën dhe krimin e organizuar, në shërbim direkt të synimeve të liderëve politikë të veriut, për të cilët është shkruar në publikimet e mëhershme të dokumentit, nga portali.

Darko, në veprimtarinë e tij të pasluftës në Kosovës, ka qenë si njohur publikisht, gjithmonë, si paraushtaraku i Arkanit, shkruan në dokument, edhe pse dikur ishte prishur me mikun e tij. Arsyeja pse ishin hasmuar Darko dhe Arkani, ishte “vjedhja” e 200 mijë markave gjermane nga Darko, që kishin qenë pjesë e plaçkës dhe krimit të përbashkët të luftës së Kosovës, të bërë nga “Tigrat e Arkanit”. Darko, shkruan në dokumentin e NATO-së, ishte rrahur nga Arkani për kët “vjedhje” dhe më pas ishte kthyer në Kosovë, sepse kërkoheshin edhe pas luftës anëtarë të strukturave të Arkanit për të vepruar në veri.

Në luftën e Kosovës ai gjithashtu ishte kyçur si një i burgosur, i liruar për të bërë luftë, pasi që në ndërkohë ishte dënuar me 8 vjet, në Burgun e Pozharevcit. Ai ishte mik i mirë me kriminelët, njëri i njohur si Zenica dhe që kishte bërë pesë vrasje, kurse tjetri Marinio Madja, tani në burg në Segedin, Hungari, si autor i 20 vrasjeve.

Gjatë luftës së Kosovës, në vitin 1999, ai konsiderohet si një prej paraushtarakëve që kryen masakrën në Burgun e Dubravës, ku u vranë në tërësi, siç thuhet në dokumentin e NATO-s, 183 shqiptarë, pas shembjes së murit, në kohën e bombardimeve të NATO-s. Darko me shumë të tjerë kishte marrë pjesë në vrasjen dhe djegien e trupave të tyre.    /  LajmeShqip.com