Dardan Vuthaj

Dardan Vuthaj ka kerkesa nga Italia

Dardan Vuthaj Edhe pse bëhet fjalë për një merkato mes akademive të te rinjve, Dardan Vuthaj ka shumë kerkesa në Itali. Sulmuesi shqiptar 18-vjeçar i cili është grumbulluar edhe me kombëtaren U-19 të Strakoshës, ka besimin e plote te Genoas, klubi që zotëron kartonin e lojtarit kuqezi.

Sezonin e kaluar Vuthaj u huazua te Savona, me të cilën luajti 2 herë në ekipin e parë ndërsa me të rinjtë e këtij ekipi realizoi 9 gola në 12 ndeshje por edhe këtë vit talenti shqiptar pritet të huazohet që të luaj më shumë.

Disa ekipe të Lega Pro kanë shprehur interes për të por nuk përjashtohet të qëndrojë me të rinjtë e Genoas. Mediat italiane e vlerësojnë 18-vjeçarin si një talent me të ardhme për të cilin kanë shfaqur interes edhe disa ekipe përtej gadishullit Apenin si dhe konsiderohet si një nga pikat më të forta të kombëtares U-19 të Shqipërisë.