Danilo Turk nesër viziton Kosovën
Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk të hënën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Së bashku me kryetarin Turk në vizitë vjen edhe një delegacion i madh afaristësh nga ky vend.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Turk do të takohet me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe me kryetarin e Parlamentit Jakup Krasniqin. Presidenti slloven do të vizitojë edhe selinë e KFOR-it, Pejën, ku gjendet baza e kontingjentit slloven në kuadër të KFOR-it, si dhe do të marrë pjesë në forumin ekonomik slloveno-kosovar, transmeton Radio Evropa e lirë .
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Turk do të jetë i shoqëruar me një delegacion të lartë slloven.
Në delegacionin slloven do të jetë edhe ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë Ljubica Jelushiç.
Krahas takimeve me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, dhe me drejtuesit e FSK-së, delegacioni slloven do të vizitojë edhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjeve në Ferizaj.
Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës duke filluar në ora 10:00 në hotel Grand do të mbahet takimi i afaristëve nga Kosova dhe Sllovenia. Në ora është planifi