Daniele De Rossi: Roma e meritoi fitoren

Daniele De Rossi: Roma e meritoi fitoren

Daniele De Rossi: Roma e meritoi fitorenDe Rossi mendon se Roma meritoi fitoren ndaj Feyenoordit, edhe pse sipas tij është “tronditëse të pësosh gol ndaj 10 lojtarëve”.

“Është tronditëse të pranosh gol ndaj 10 lojtarëve, por mbase ndërprerja e lojës na bëri ta humbim intensitetin”, ka thënë De Rossi për Mediaset, transmeton Telegrafi.

“Ne ia dolëm mirë nga fillimi dhe nuk mendoj se skuadra vuajti në ndeshjen e parë në Stadio Olimpico”

“A mund të jetë ky moment një pikë kthese për sezonin tonë? Sigurisht se ishte ndeshje vendimtare, jashtë ose brenda, dhe të qëndrojmë në garë (të Evropa League) sigurisht se është e rëndësishme”, ka shtuar italiani.