Dani Alves : Dua Messin në finalen e Botërorit

Dani Alves : Dua Messin në finalen e Botërorit

Dani Alves : Dua Messin në finalen e BotëroritMbrojtësi brazilian Dani Alves ëndërron që të përballet me shokun e tij te Barcelona argjentinasin Lionel Messi në finalen e kampionatit Botëror që do të startojë muajin e ardhshëm në shtetin amerikano-jugor.

Kombëtarja e Selecaos si vend pritës I Kupës së Botës do të kërkojë të fitojë këtë verë trofeun e 6-shtë, dhe për ish mbrojtësin e Sevillias do të ishte me të vërtetë fantastike një përballje në finale mes dy rivalëve amerikano-latinë.

“ Ëndrra ime është një finale Brazil-Argjentinë. Kam biseduar me Messin dhe një finale e tillë nuk është një ëndërr vetëm e jona por edhe e tyre. Megjithatë dëshira ime nuk është të shkoj deri në finale por edhe të fitoj trofeun”.

Alves është bashkuar me shokët e tij në kombëtare, dhe të udhëhequr nga trajneri Luiz Felipe Scolari 5-herë kampionët e botës po punojnë fortë në mënyrë që përpara publikut të zjarrtë brazilian, Selecao të fitojë Kupën e saj të 6-shtë.

“ Të takohem me këta djem është një privilegj dhe një nder I madh për mua. Të gjithë këtu në kombëtare jemi shumë të bashkuar me njëri-tjetrin dhe kjo është ajo që bën diferencën. Rikthimi I besimit te skuadra përfaqësuese është dicka shumë e rëndësishme dhe me dëshirën që kemi ne futbollistët për të nisur turneun, jam i sigurt se nuk do të dështojmë”.

Brazili është shortuar në grupin A së bashku me Kroacinë, Meksikën e Kamerunin. Selecao do ta nisë kompeticionin me ndeshjen ndaj kombëtares ballkanase që do të luhet 12 qerëshor në qytetin e Sao Paolos. Sfida mes Brazilit dhe Kroacisë do të jetë edhe ndeshja hapëse e Botërorit.