Richard Gere

Dalin në ankand kitarat e Richard Gere

Pasioni për muzikën i Richard Gere ka dalë në pah tashmë që ka ardhur njoftimi se në tetor të këtij viti shtëpia e ankandave “Christie’s” do të nxjerrë në ankand koleksionin e kitarave që aktori ka mbledhur në 20 vitet e fundit.

“Kitarat kanë qenë mikeshat e mia në periudhat e mira dhe të këqia të jetës sime. Nuk kisha ndërmend të bëja koleksion, por blija gjithmonë ato që më pëlqenin”, lexohet në një komunikatë të aktorit.

Ankandi do të mbahet më 11 tetor, në Nju Jork, dhe fitimet do të shkojnë për çështje humanitare. 110 kitarat mendohet se mund të mbledhin rreth 1 milion euro.

Përveç kitarës, protagonisti i filmit ‘Pretty Woman’ di të luajë gjithashtu në piano.