steven_gerrard112

Dalglish: Gerrard duket në formë

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, thotë se Steven Gerrard, do të jetë në formën më të mirë për vitin 2012.

Gerrard u rikthye si zëvendësues në pjesën e dytë të barazimit kundër Blackburn Rovers, dhe menaxheri shpreson që ai të rikthehet së shpejti.

“Steven sapo u rikthye në formë të plotë para se të marrë një lëndim tjetër dhe kjo është arsyeja se pse ai u rikuperua sërish, por dy lëndimet nuk ishin të lidhura dhe ai është rikthyer dhe duket edhe më mirë se herën e fundit kur u rikthye”.

“Por ne nuk do të jemi të papërgjegjshëm dhe ta hedhim menjëherë atë në fushë dhe t’i japim shans. Ne e dimë se ai është i gatshëm dhe e dimë se ai ka nevojë të luajë dhe monitorim si herën e kaluar dhe ne do ta bëjmë këtë sërish. Ai duket super për momentin”, ka thënë Dalglish.