Dafina Zeqiri kendon për qefin e Vali Corleones

Dafina Zeqiri kendon për qefin e Vali Corleones

Dafina Zeqiri kendon për qefin e Vali Corleones Një disko e re që është hapur fundjavën e kaluar në Gjilan të Kosovës ka mbledhur shumë njerëz, por edhe artistë që kënduan aty dhe personazhë publikë.

Mediat vendore shkruajn se në këtë disko me emrin ‘Meteor’ ka kënduar Dafina Zeqiri por edhe Elita 5, ndërsa po në këtë ambient Princi Vali Corleone festonte ditëlindjen i rrethuar me femra që kishin veshur bluza me emrin e tij, e ai i ulur në karrigen e punuar extra për të.

Gjithashtu Dafina ka refuzuar të japë intervistë për mediat që kanë qenë në këtë hapje, madje edhe përpak është kapur keq me djaloshin që fitoi BB6, Arbër Zeka të cilin e ka larguar ndërsa ai donte ti merrte një intervistë për një program ku ai tashmë punon në RTK.

Dafina ka kënduar atë natë por është dukur mjaft nervoze, madje edhe sikur kishte konsumuar shumë pije alkoolike. Por a e dini se Dafina kur nuk këndon në një ambient mund të jetë e ftuar për të luajtur si Dj, pasi ajo një ditë para kësaj mbrëmjeve në Gjilan, ka qenë në një disko shumë të njohur në Prishtinë duke luajtur muzikë./zëri/