Dafina pushime pa Dj Blunt, plazh në shoqërinë e disa meshkujve

Dafina pushime pa Dj Blunt, plazh në shoqërinë e disa meshkujve

Dafina pushime pa Dj Blunt, plazh në shoqërinë e disa meshkujveKa dëshmuar ekstravagancën e saj kësaj here në plazhin e Dhërmiut, ndër më të preferuarit për pushime këtë vit edhe për artistët kosovarë.

Dafina Zeqiri është shfaqur në linja super elegante në bikini, në shoqërinë e disa miqve të saj, të gjithë meshkuj.

Bie në sy edhe kësaj here mungesa e DJ. Blunt për të shijuar së bashku plazhin, duke vërtetuar fjalët që janë përhapur se tashmë ata janë ndarë. Këtë lajm e ka vërtetuar dhe fakti që Dafina ka munguar në fundjavë në një nga club-et më të njohura të Tiranës, ku ishte ftuar të këndonte së bashku me Dj. Blunt dhe Real 1. Dj.Blunt madje e ka prezantuar në mungesë Dafinën, por ajo nuk u shfaq në asnjë moment gjatë mbrëmjes.

Menjëherë pas lidhjes së tyre dhe bashkëpunimit më pas me një klip shumë të pëlqyer, Dafina dhe Dj. Blunt në axhendën verore të koncerteve i morën ftesat së bashku. Po kohët e fundit ajo po ftohet në club-et e Kosovës pa të dashurin e saj. Deri tani për ndarjen e tyre është folur vetëm me hamendësime, për faktin se koncerteve të saj nuk u bashkohet DJ. Blunt dhe Real 1.

Këngëtarja seksi nga Kosova së fundi prezantoi këngën e saj të re “Bloodah”. Kjo këngë erdhi vetëm pak kohë pasi kishte prezantuar këngën “Veç ti”. Bashkëpunimi dhe lidhja me DJ. Blunt solli një moment tjetër të jetës së saj. Ata u afruan me njëri-tjetrin pasi u kishin dhënë fund lidhjeve të mëparshme, Dafina me Ledri Vulën, dhe Dj. Blunt me një stiliste nga Prishtina.

Sinjalet e para të kësaj lidhjeje të re mes dy artistëve të njohur i dha “Klan Kosova”, në programin e njohur të showbizz-it “Prive”. Gazetarët e këtij programi, pasi kishin nuhatur diçka të tillë mes dy këngëtarëve, vendosën të xhironin ditëlindjen e Dafinës në shtëpinë e saj pak javë më parë, ku Dj. Blunt ishte një nga të ftuarit në festën private. Pavarësisht lidhjes, si Dafina ashtu dhe Dj. Blunt janë në momente të forta në muzikë, ndërkohë që të shohim nëse mes tyre do të ketë ndonjë rikthim si çift në publik. panorama plus