Dafina: Befasi, javë për javë

Dafina: Befasi, javë për javë

Dafina: Befasi, javë për javëKëngëtarja Dafina Zeqiri, që nga kthimi prej SHBA-ve ka qenë shumë aktive në skenën muzikore. Ajo ka mbajtur një sërë koncertesh, ndërsa ka punuar edhe në realizimin e materialeve të reja.

Duket se me këtë vrull ajo do të vazhdojë edhe këtë vit.Duke folur për planet e saj në 2013, Dafina ka thënë: “Ka për të pasur si zakonisht surpriza gjithmonë, javë për javë”.

Zeqiri është në përgatitje të albumit, ndërsa kënga e parë e shkëputur nga ky album është prezantuar në mbrëmjen festive të 31 dhjetorit. Kjo këngë i përket zhanrit reggae,ndërsa nga mediat u cilësua si kopjim stili i këngëtares Rihanna dhe hitit “Man down”.