Daçiq – Gruevski: Do të thellojmë miqësinë

Daçiq – Gruevski: Do të thellojmë miqësinë

Daçiq – Gruevski: Do të thellojmë miqësinëKryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq mbrëmë në Shkup u përkushtuan për thellimin e mëtejm të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve.

Ata këtë e theksuan në Akademinë për shënimin e Ditës së Shën Savës në Shkup, por më pas midis tyre pasoi edhe një takim largë mediave. 

“Përparimi dhe plotësimi i marrëdhënieve tona le të jetë një udhërrëfyes që do të përcillet si pasuri e trashëguar tek gjeneratat e tanishme dhe të së ardhmes. Respekti  dhe bashkëpunimi midis popullit maqedonas dhe serb gjithmonë ka qenë përparësi e jona, që vazhdimisht duhet ta zhvillojnë dhe që  do të ketë kontribut serioz në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për popujt tanë”, deklaroi kryeministri Gruevski në fjalimin e tij me rastin e kësaj feste të serbëve në Maqedoni.

Sipas tij, përcaktimet e Qeverisë së Maqedonisë janë për përparimin e mëtejm dhe forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Serbinë.

Kryeministri serb në fjalimin e tij ka theksuar se Serbët dhe maqedonase janë si popujt më të afërt, që kanë si bazë porosinë krishtere.

“Unë këtu në Maqedoni dëshiroj që të shprehem shumë qartë. Një porosi krishtere është se duaje llojin e afërm. Ne nuk kemi më të afërt se maqedonasit apo popuj të tjerë në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Ndoshta në të kaluarën dhe tani kemi çështje të hapura, por nëse shohim se në çfarë bote jetojmë, jam i sigurt se askund nuk ekziston një mirëkuptim mes nesh për problemet e ndërsjellta. Serbia jo vetëm që nuk ka pretendime ndaj Maqedonisë dhe integritetit të saj territorial, por ne përkundrazi duam të jemi miqtë më të mirë të popullit maqedonas dhe Maqedonisë”, deklaroi kryeministri Daçiq.

Ai është ndaluar edhe tek çështja e Kosovës, duke theksuar se raporti i bashkësisë ndërkombëtare ndaj popullit serb, në të kaluarën e afërm nuk ka qenë në përputhje me interesat shtetërore dhe kombëtare serbe, sidomos siç tha ai rreth çështjes dhe popullit serb në Kosovë. “Vlerësoj se të gjitha çështjet e hapura në rajon duhet të zgjidhen përmes rrugës paqësore dhe mjete paqësore, dialog dhe me marrëveshje, ashtu si Shën Sava pajtonte vëllezërit e ngatërruar”, deklaroi Daçiq. Shën Sava është festë shtetërore e serbëve në Maqedoni, ndërsa në ceremoninë e shënimit të saj kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të lartë të institucioneve të Serbisë.

Presidenti serb ndërkohë, sot vazhdon vizitën në Shkup, me ç`rast do të organizohet një ceremoni zyrtare për pritjen e tij nga kryeministri Nikolla Gruevski. Daçiq gjithashtu ka planifikuar takimin edhe me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, ndërsa në agjendën e tij është paraparë edhe vendosja e kurorave të lules në përmendoren e heronjëve të rënë. (INA)