Daçiçi s'beson në mundësinë e “ndarjes” së Kosovës

Daçiçi s’beson në mundësinë e “ndarjes” së Kosovës

Daçiçi s'beson në mundësinë e “ndarjes” së KosovësMinistri serb i puneve te Jashtme, Ivica Daçiç, kesaj rradhe ka folur hapur rreth anetaresimit te Serbise ne BE, ndarjes se Kosoves dhe marrdhenieve me shtetin rus, madje edhe per rikthimin “misterioz” te politikanit radikal serb, Vojsllav Sheshel.

Per ministrin e Jashtem Daçiç, Serbise i ka ikur momentI kur mund te propozonte pikepamjet e saj per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves. Kurse ndarjen e saj, e cilesoi hap te vonuar dhe me pak gjase per te ndodhur. Marreveshjen e nenshkruar ne Bruksel, Daçiç e quajti nje kusht bazik, per bisedimet qe sot vazhdojne rreth anetaresimit te vendit ne BE.

Vellazerimi me Rusine, eshte tradicional, por interesi politik i shtetit mbetet anetaresimi ne familjen e madhe Europiane-eshte shprehur Daçiç.

Ai vleresoi, se anëtarësimi i Serbisë në BE, do t’i sillte asaj të ardhura të mëdha,te ardhura pa kthim-ka theksuar ministri serb. Kreu i SPS-se serbe, kembnguli se Rusia, nuk e ka kundershtuar asnjehere anetaresimin e Serbise ne Bashkimin Europian. Nderkohe ka garantuar se, Serbia si kryesuese e OSBE-se nuk do te vere asnje lloj sanksioni kunder shtetit Rus.

Kthimin e liderit radikal, Vojsllav Sheshel, pas 12 vitesh nga Tribunali i Hages, Daçiç e quajti politike te amerikaneve ndaj Serbise.

Kam dyshime rreth kthimit te Sheshelit, duhet te kete dicka tjeter vec arsyeve humanitare,- tha ai.
Daçiç kujton se lirimin e radikalit e ka kerkuar nga Haga mbi dhjete here, por vete Sheshel e ka refuzuar vazhdimisht kerkesen.