Ivica-Daçiq

Dacic i gatshëm të takohet me Thaçin

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar se është i gatshëm, që për çështjen e Kosovës, të bisedojë me kryeministrin Hashim Thaçi.

“Nuk kam problem të ulem në tavolinë me çdokënd dhe të bisedoj”, i tha Dacic gazetës ‘Vecernje Novosti’, dhe shtoi se “me Thaçin tashmë jam ulur në tavolinën e njëjtë në Këshillin e Sigurimit të OKB”.

Më tutje, Dacic theksoi se “vetëm nuk duam që në këtë mënyrë të nënshkruhemi pas pavarësisë së Kosovës, kurse për të udhëhequr dialog, nuk paraqet kurrfarë problemi”.