Friends with Kids

Çudia, Megan Fox luan në film e veshur

Megax Fox preferohet zakonisht nga regjisorët për skena të “nxehta”, gjatë së cilave ajo shfaqet pothuajse e zhveshur.

Megjithatë, 24-vjeçarja tashti po xhiron për herë të parë në karrierën e saj si aktore një film në të cilin është e mbuluar më shumë seç duhet.

Së bashku me protagonistin mashkull, Jon Hamm, Megan ndodhet në një vendpushim dimëror, në të cilin është duke xhiruar disa skena me borë, transmeton TCH.

Për regjisorin e filmit “Friends with Kids” ishte një lajm i mirë që Megan përdori të gjithë shkathtësinë e saj për të mësuar shumë shpejt se si të drejtonte një skejtbord.