Cucëlla për të rriturit

Cucëlla për të rriturit

Cucëlla për të rrituritNë luftën kundër shtypjes së lartë të gjakut shkencëtarët propozojnë përdorimin e cucllës për të rritur, e cila e përmirëson qarkullimin e gjakut drejt zemrës dhe trurit.

Sipas ueb faqes belge 7sur7, shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje të ngjashme me cucllat e fëmijëve që të rriturve, veçmas personave të moshuar iu mundëson të eliminojnë ndjenjën e marramendjes.

Sipas shkencëtarëve, kjo pajisje-cucëll e përmirëson për 50 për qind qarkullimin e gjakut drejt turrit, gjë që parandalon dukurinë e dridhjes së këmbëve me rastin e ngritjes së shpejt nga shtrati. Me procesin e plakjes shtypja e gjakut bie, veçmas në nivelin e qafës, andaj nuk është e rrallë dukuria që me rastin e ngritjes së shpejt nga shtrati një i moshuar ndien marramendje apo dobësim në këmbë. Duke menduar për zgjidhjen e këtij problemi, mjekët kanë menduar dhe kanë gjetur një zgjidhje efikase e praktike – cucllën. Me thithje të cucllës ngrihet tensioni i gjakut drejt zemrës dhe trurit.

Në këtë mënyrë shkaktohet edhe mbushja e mushkërive me ajër, gjë që lehtëson qarkullimin e gjakut në drejtim të zemrës. Mjekët thonë se cuclla bashkon të dobishmen me të këndshmen dhe se kjo pajisje, e ngjashme me cucllën mashtruese për fëmijë do të mund të përmirësonte dukshëm jetesën e personave të moshuar.