Crvenkovski e di që do të humbasë, prandaj refuzon zgjedhjet

Crvenkovski e di që do të humbasë, prandaj refuzon zgjedhjet

Crvenkovski e di që do të humbasë, prandaj refuzon zgjedhjetKryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka theksuar se prioritet i qeverisë nuk mund të jetë ndodhitë në LSDM, por se prioritet janë ndodhitë në shtet.

Gruevski ka theksuar se është shumë e njohur se Crvenlkovski do t’i humbasë zgjedhjet lokale dhe për këtë arsye bën çdo gjë që të mos paraqitet në zgjedhje.

“Ai thotë se arsyeja që mos të shkohet në zgjedhje është se ne nuk kemi legjitimitet. Ne jemi për gjashtë vite në qeveri dhe në gjashtë palë zgjedhje me radhë populli neve na e jep besimin. Politikat e Crvenkovskit për momentin nuk janë të pranueshme për qytetarët, por ata i zgjodhën politikat tona shumë herë me radhë”, tha Gruevski.

Gruevski shtoi se nëse LSDM nuk merr pjesë në zgjedhje atëherë do t’i lejojë hapësirë dikujt tjetër të fitojë më shumë, ndërsa ka theksuar se do të pranojë më shumë monitorim nga jashtë dh brenda, si dhe pastrim plotësues të listave zgjedhore.