Cristiano Ronaldon, lojtari më i vlefshëm në planet

Cristiano Ronaldon, lojtari më i vlefshëm në planet

Cristiano Ronaldon, lojtari më i vlefshëm në planetNjë fjalë e urtë thotë: Kur të mirat vijnë, hapu derën. Kjo gjë po ndodh me Cristiano Ronaldon që pas Topit të Artë dhe fitores së Champions League, tashmë ngjitet edhe në krye të listës së lojtarit me vlerën më të madhe në treg.

Ishte finalja e Lisbonës ajo që rriti ndjeshëm vlerën e sulmuesit luzitan.Në këtë përfundim del kompania ‘Repucom’m e specializuar në studimet për vlerat reale të markave sportive. I dyti në këtë listë është Lionel Messi, ndërsa në mënyrë surprizë, shkallën më të ulët të podiumit e mban një tjetër lojtar katalanas.

Nuk bëhet fjalë për Xavin apo Iniestan por për mbrojtësin Gerard Pique, i ndjekur nga Fernando Torres dhe Wayne Rooney. Ronaldo ndiqet nga rreth 82 milionë fansa në Facebook dhe 26 mln në Tëitter, fitoi këtë vit Topin e dytë të artë dhe është njeriu i momentit në futboll. Popullariteti i tij është rritur shumë edhe falë imazhit të Irina Shayk që qëndron prej kohësh në krah të sulmuesit. Në këtë pikë, Messi mund të shtrëngojë fort vetëm rekordin e pagës më të lartë në planet pasi me rinovimin e kontratës ai do të përfitojë rreth 20 milionë Euro në sezon, transmeton supersport.

Ndërkohë, Gerrard Pique, ashtu si Cristiano Ronaldo, ka përfituar shumë për të rritur vlerën e emrit të tij nga e fejura Shakira e cila është po aq e njohur në muzikë aq sa mbrojtësi në futboll. Në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë edhe Andres Iniesta, Neymar, Casillas, Ibrahimovic dhe Thierry Henry.