Cristiano Ronaldo rrezikon 3 ndeshje pezullim

Cristiano Ronaldo rrezikon 3 ndeshje pezullim

Cristiano Ronaldo rrezikon 3 ndeshje pezullim Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30 të pjesës së dytë në ndeshjen që Real Madrid barazoi 1-1 ndaj Athletic Bilbao. Lojtari i madrilenëve u dënua për një prekje të lehtë në fytyrë ndaj Gurpegui, i cili e ekzagjeroi rënien në tokë. 

Pritet që sulmuesi portugez të ndëshkohet me një ndeshje pezullim në kampionat dhe të mungojë në sfidën ndaj Villarreal, por nëse Komiteti i Garave do e konsiderojë si agresion gjestin e Cristianos, portugezi mund të ndëshkohet nga 4-12 ndeshje pezullim. Por, vështirë se do të ndodhë diçka e tillë.

Ajo që rrezikon me të vërtetë fituesi i Topit të Artë është që Komiteti i Garave ta ndëshkojë atë me 1 ndeshje pezullim për kartonin e kuq dhe t’i shtojë dy të tjera për gjestin (preku me dorë fytyrën e kundërshtarit). Në këtë mënyrë, Cristiano Ronaldo do të mungonte edhe në ndeshjet ndaj Getafe dhe Elche.

Ky është kartoni i kuq i tetë që merr në karrierë portugezi: 4 i ka marrë me Manchester United, 4 me Real Madrid.