Cristiano Ronaldo do të rikthehet në Angli

Cristiano Ronaldo do të rikthehet në Angli

Cristiano Ronaldo do të rikthehet në AngliIsh-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon nuk është i mendimit se Cristiano Ronaldo do të përfundojë karrierën e tij në Santiago Bernabeu por pret që ylli portugez të rikthehet në Premier League.

Ronaldo nënshkroi kontratën e re me Los Blancos deri në verën e vitit 2018, por Calderon beson se ndjenjat që ka për Anglinë  do të tregohen të forta për sulmuesin madrilen.

28-vjeçi u transferua në Madrid nga Manchester United në vitin 2009 dhe pas pranimit të çmimit Topi i Artë, ai tha se nuk e ka harruar ish-klubin e tij.

“Nuk mendoj se ai do të përfundojë karrierën në Real. Unë e ndjej se një ditë ai do të rikthehet në Angli”, ka thënë Calderon për gazetën britanike “The Sun”.

“Në Madrid, ai është i kënaqur me qytetin dhe fansat, por unë mendoj se marrëdhënia me [presidentin e tanishëm të Madridit] Florentino Perezin nuk është e mirë ashtu siç ishte me Alex Fergusonin në Manchester United”.

“Ronaldo e do figurën e babait. Me Florentinon, ai nuk e ka këtë raport. Marrëdhënia e tyre është e keqe. Ai qëndron në Real shkaku drejtorit”,  ka shtuar spanjolli.

“Ishte e rëndësishme që ta mbanim atë me ne për imazhin e Madridit dhe për nivelin e performancës që do ta tregojë në vitet që vijnë”.

Calderon ishte në krye të Real Madridit nga viti 2006 deri më 2009 para se t`ia lironte postin Perezit, me të cilin nuk ka raporte të mira.