Cristano Ronaldo futbollisti më i pasur në planet

Cristano Ronaldo futbollisti më i pasur në planet

Cristano Ronaldo futbollisti më i pasur në planetYlli i Real Madridit është futbollisti më i pasur në botë të cilin epitet e ka marrë në vitin 2013. Në listë janë edhe Samuel Eto’o, Wayne Rooney dhe Kaka.

Cristano Ronaldo është emëruar si futbollisti më i pasur në botë pasi prin në të ardhura gjatë një liste të pasurisë të bërë nga portali Goal.

Super ylli i Real Madrid është para rivalit të tij të Barcelonës Lionel Messi pasi që llogaritet se ka një pasuri prej 148 milion eurosh.

Lista që është bërë nga analistët e skuadrave dhe llogarive të tyre në të ardhurat nga pagat që marrin si futbollistë dhe normalisht nga marketingu.

Ronaldo del para David Beckham, i cili ishte i pari në listë deri në 2013 por pasi ai u pensionua nga karriera futbollistike në maj këtë epitet e ka marrë Ronaldo.

Vetëm një lojtarë profesionist është në këtë listë përderisa janë analizuar 200 futbollistë nga analistët e Goal.

Ronaldo ka pasur një fitim të jashtëzakonshëm në 12 muajt e fundit që e ka bërë atë futbollist të pasur. Ai përveç që ka fituar nga Real Madridi ka fituar para edhe nga kombëtarja.

Ai ka shënuar katër gola për Portugalinë duke e mposhtur Suedinë në play off të Kupës së Botës dhe ka fituar Topin e Artë përderisa ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me Real Madridin që i jep atij të ardhura të mira në 5 vitet në vazhdim.

Messi është i dyti përderisa ai ka fituar pasi ka udhëhequr Barcelonën për të fituar titullin spanjoll përderisa ka nënshkruar edhe disa kontrata të mira për marketing. Ishte një vit i përzier për argjentinasin i cili ka pasur edhe disa probleme me kontratën e tij me Barcelonën dhe taksat përderisa ka qenë edhe i lënduar për një kohë.

Wayne Rooney ia del të jetë në top katërshen pas vendimit të Manchester United që t’ja ofrojë atij kontraten më të shtrenjtë në histori të futbollit britanik, që vlen 365 mijë euro java.

Transferi kontrovers i Barcelonës Neymar po ashtu është i gjashti në listë, me prindërit e tij të cilët kanë kërkuar pagesë “40 milion euro” për kompensim për shkak të ndryshimeve të kontratës së tij.

Lista e plotë bëhet nga super yje të futbollit global të cilët kanë fituar një pasuri të mjaftueshme nga futbolli profesionist.

Samuel Eto’o është i treti para Rooney duke ju falënderuar fitimeve të mëdha që mori nga klubi rus Anzhi Makhachkala, pason Kaka, Ronaldinho, Zlatan Ibrahimovic, Gianluigi Buffon dhe Thierry Henry që gjenden në top 10 lojtarët që fitojnë më së shumti.