CR7 rrezikoi karrierën

CR7 rrezikoi karrierën

CR7 rrezikoi karrierënCristiano Ronaldo ka zbuluar se kishte rrezikuar karrierën vetëm për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin botëror.

Ylli portugez ka luajtur i lënduar në këto dy evenimente të rëndësishme të futbollit.
Cristiano Ronaldo ka treguar se është futbollistë i madh. Ai ka zbuluar se e ka rrezikuar karrierën vetëm për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin botëror.

Ylli portugez ka luajtur i lënduar në këto dy evenimente të rëndësishme të futbollit. Ai kishte problem me gjurin, por vendosi ti shtrëngoj dhëmbët.

“Sigurisht unë kam rrezikua karrierën time, por në asgjë në jetë nuk është fituar pa sakrificë dhe nganjëherë duhet të rrezikoni”, ka deklaruar Ronaldo në një intervistë për “A Bola”.

“Në rrethana të tjera unë mund të trajtohesha ndryshe, por duke qenë në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës është më e vështirë,” theksoi ish ylli i Manchester Unitedit.