Cozman puth Big Mamën

Cozman puth Big Mamën

Cozman puth Big MamënI dashuri i këngëtares së famshme nga Shkupi, Altuna Sejdiu – Tuna, Cozman, është parë duke e puthur këngëtaren tjetër nga Maqedonia, Big Mamën.

Për të mos i mjaftuar vetëm atij, në foto ka marr pjesë edhe vëllai i tij, duke e futur Big Mamën në mes në stilin “sendviq”.

Mirëpo, ky gjest nuk i ka penguar aspak Tunës, e cila edhe e ka publikuar fotografinë në rrjetet sociale.
“Hiq s’po dishin vllaznija”, ka shkruar Tuna në Instagram.

Kjo fotografi është shkrepur në festimet e Big Mamës e cila mbrëmë ka kremtuar datëlindjen e saj të 27-të mes miqsh të shumtë.

Ndryshe, Tuna dhe Big Mama në të kaluarën nuk i kanë pasur raportet e mira mes vete, mirëpo si duket ajo periudhë ka marr fund tashmë!