Cole: Van Persi, ndoshta me i miri ne bote

Cole: Van Persi, ndoshta me i miri ne bote

Cole: Van Persi, ndoshta me i miri ne bote“Van Persi eshte lojtari me i mire ne bote, pas Mesit dhe Ronaldos,” thote Joe Cole. 29-vjecari holandez e shpetoi Manchester United nga nje eliminim i hershem dhe i turpshem nga “FA Cup” kunder West Ham te shtunen pasdite.
Dhe Joe Cole, i cili mori dy asistime gjate asaj ndeshjeje, teksa shenoi paraqitjen e tij te pare me skuadren e re, ka pershendetur cilesine e Van Persit. “Ju merreni shume me Lionel Mesin dhe Cristiano Ronaldon, por Van Persi eshte ndoshta lojtari me i mire ne bote, tha ai per “The Guardian”.
Ai ishte duke luajtur per Arsenalin per shume vite dhe vendosi te kaloje ne Manchester per te fituar trofe. Eshte nje sulmues i gjate qendror, por me tekniken qe zoteron behet i pabesueshem. Holandezi eshte nje gezim per ta pare duke luajtur dhe nje dhimbje te vihesh kunder tij.” Van Persi ka shenuar 20 gola ne 26 paraqitjet e bera qe prej transferimit veror te vitit te shkuar ne “Old Trafford” nga Arsenali.