Gjyshja e Obamës pritet të shkoj në Haxh
Gjyshja e presidentit të SHBA-ve Barak Obamës, do të kryej haxhin sivjet së bashku me djalin e saj Syed Obama. Sipas një kanali privat televiziv, Sara 85 vjeçare dhe djali i saj Syedi kanë planifikuar ta vizitojnë Dubain para se të udhëtojnë për në Meke për ta kryer haxhillëkun në Nëntor.
[ad#ad-8]
Shkuarja në haxh është një prej dëshirave më të mëdha të gjyshes së presidentit Amerikan, thuhet në lajmin e dhënë nga ky televizion.
Zonja Obama është ftuar nga biznesmeni Dr. Sulejman El Fahim prej Emirateve të Bashkuara Arabe.
“E kuptova se ajo nuk e kishte kryer haxhin, dhe se ajo dëshiron shumë që të shkoj atje,” thotë ai.
“Pasi nëna ime nuk është më me ne, familja jonë ka një vend të lirë. Andaj e ftova dhe ajo pranoi,” shtoi El Fahim.”Mezi po pres për këtë.”
Sara Obama nga Kenia, muslimane e njohur në vend si “Nëna Sara” është një pjesëmarrëse aktive në programe bamirësie dhe të mirëqenies . Ajo jeton në Kogelo, fshat në afërsi të kufirit Ugandan.
Haxhillëku është pelegrinazhi më i madh vjetor në botë. Është obligim që duhet kryer së paku njëherë në jetë nga çdo musliman që i ka mundësitë për ta kryer. Është një demonstrim i solidarizimit nga muslimanët, dhe nënshtrimit ndaj All-llahut./mesazhi/