Çmimi i energjisë elektrike, në duart e Gjykatës Themelore

Çmimi i energjisë elektrike, në duart e Gjykatës Themelore

Çmimi i energjisë elektrike, në duart e Gjykatës ThemeloreGjykata Themelore në Prishtinë pritet të vendosë rreth vendimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me të cilin janë vendosur tarifat e energjisë e që janë duke u aplikuar gjatë këtij viti. KEK, ka bërë padi ndaj ZRRE-së me pretendimin se vendimi për tarifat e energjisë nuk është në harmoni më legjislacion sekondat të Kosovës.

Sipas KEK-ut, ZRRE-ja nuk ka marrë tërësinë e situatës “siç parashihet më rregulloren” dhe se “ka përzgjedhur përshtatje që zvogëlojnë të hyrat e lejuara të paditësit duke injoruar efektin e kundërt”. KEK-u thotë se të hyrat gjatë vitit 2012 kanë qenë për 19.2 milion euro më pakë se që i është lejuar nga ZRRE-ja.

Në rast se Gjykata i jep të drejtë KEK-ut, atëherë Bordi i ZRRE-së do të jetë i obliguar që t’a lejonte KEK-ut që të grumbullojë edhe 19.2 milion euro më shumë se që i kishte lejuar me vendimin e marsit. Kjo do të bëhej përmes shtrenjtimit të energjisë elektrike.