cmii

Çmimi “Golden Boy”, zyrtarizohen tre kandidatët finalistë

30

Tashmë janë përzgjedhur tre emrat kryesor për çmimin prestigjioz “Golden Boy”.

Kylian Mbappe (PSG), Gabriel Jesus (Manchester City) dhe Ousmane Dembele (Barcelona) janë tre finalistët për këtë nderim.

Mbappe ka shënuar 16 gola për 41 ndeshje te Monaco

Mbappe raportohet se është favorit kryesor në saje të paraqitjeve me Monacon dhe këtë sezon me parisienët.

E gjithë kjo në saje të shpalljes kampion i Francës me Monacos dhe arritjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, nuk duhet përjashtuar nga loja edhe Dembelen, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Borussia Dortmundin.

Dembele realizoi gjashtë gola në 32 paraqitjet për Dortmundin

Gabriel Jesus konsiderohet vetëm si pjesëmarrës në këtë garë pasi që nuk shihet si favorit për ta fituar këtë garë.

Gabriel Jesus ka sënuar 13 gola në 17 paraqitje për Manchester Cityn

Theksojmë se fituesi do të zbulohet më 23 tetor, kur do të dihen emrat edhe të lojtarit dhe trajnerit më të mirë.

Kujtojmë se vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Renato Sanches, i cili aktualisht është në huazim te Swansea nga Bayern Munich.

Renato Sanchez, fitues i vitin të kaluar