Çmimet e ushqimeve pesojnë rënie për qershorin

Çmimet e ushqimeve pesojnë rënie për qershorin

Çmimet e ushqimeve pesojnë rënie për qershorinÇmimet e shportës ushqimore kanë pësuar një rënie prej 0.6% nga muaji maj dhe ndryshimi vjetor është 2.3 përqind. Sipas Institutit të Statistikave krahasuar me muajin e mëparshëm: Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 1.4 përqind.

Ulja më e madhe prej 10.4 përqind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet”.

Indeksi i grupit ”Pije alkolike dhe duhan” ka shënuar një ulje 0.2 përqind. Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 1.2 përqind. Indeksi i grupit “Qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0.4 përqind, nderkohe qe indeksi i grupit ”Transport” ka shënuar një ulje prej 0.3 përqind.