nafta_535

Çmime rekorde të naftës në Kosovë

Derivatet e naftës sërish janë shtrenjtuar në Kosovë në pjesën e dytë të muajit nëntor. Çmimi i naftës ka arritur kulmin në pjesën e dytë të muajit nëntor, derisa në bursë çmimi për naftë ka rënë në fund të muajit nëntor. Naftëtarët thonë se në ngritjen e çmimit fillimisht ka ndikuar çmimi i bursës, e pastaj ka pasur rritje të vlerës së dollarit, përkatësisht rënies së vlerës së euros.

Çmimi për një litër naftë ka arritur deri në 1 euro e 33 centë. Por, ka edhe çmime më të lira në treg, varësisht në cilën pjesë të Kosovës është pika e shitjes.

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie për sesionin e së martës. Analistët e tregjeve konfirmuan se në ditën e sotme trendi i kontratave të naftës do të përcaktohet nga zhvillimi i ngjarjeve në Eurozonë dhe jo nga niveli i konsumit të naftës.

Aktualisht nafta bruto Brent e Londrës për janarin ra 32 centë në 108.68 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për janarin ra 72 centë në 97.48 dollarë për fuçi.