Cleveland Cavaliers i shkaktojnë humbjen e 3-të radhazi Thunder

Cleveland Cavaliers i shkaktojnë humbjen e 3-të radhazi Thunder

Cleveland Cavaliers i shkaktojnë humbjen e 3-të radhazi ThunderCleveland Cavaliers realizuan një prej fitoreve më të mëdha në sezonin e tyre të rregullt duke mundur 114-104 Oklahoma City Thunder falë një Kyrie Irving të shkëlqyer, që realizoi 31 pikë në total, 14 prej të cilave në periodën e fundit të lojës.

Kryesuesit e konferencës së Perëndimit u mendua se do ta kishin një shëtitje përballjen me Cavs, aq më tepër që morën kryesimin në start me rezultatin 21-19, duke mbyllur madje dhe periodën e parë në avantazh të një pike 27-26. Në fillimin e pjesës së dytë të lojës, Serge Ibaka çoi rezultatin në 38-34 në favor të Thunder por përpara pushimit, Cleveland përmbysi rezultatin duke marrë për herë të parë avantazhin 52-51.
Ndeshja ndryshoi sërish kah në fillimin e pjesës së tretë. Russell Westbrook goditi saktë nga zona për tre, duke udhëhequr të tijtë drejt një avantazhi +12 por Cavs u mobilizuan dhe në përfundim të pjesës reduktuan disavantazhin deri në 76-72.

 

Në periodën e fundit të lojës, Derek Fisher me një zhytje në kosh i dha avantazhin 90-86 Cavaliers kur duheshin dhe pesë minuta deri në përfundim. Thunder morën sërish kryesimin me një pikë, për shifrat 94-93, ndërsa Durant me një trepikësh çoi rezultatin në 97-95. Në total ylli i Thunder e mbylli mbrëmjen me 28 pikë të shënuara dhe 10 rebounds.

Po me një goditje të saktë për tre u përgjigj dhe Cleveland që ktheu shifrat në favor me Jarret Jack, 98-97. Irving realizoi sërish nga zona e trepikëshit dhe Cleveland u shkëput në katër pikë duke ruajtur nga ky moment gjithmonë avantazhin për suksesin 114-104. Për Thunder një moment jo i mirë, pasi kjo ishte dhe humbja e tretë radhazi për ta.