Claude Makelele nis karrierën si trajner

Claude Makelele nis karrierën si trajner

Claude Makelele nis karrierën si trajnerClaude Makelele, në dy vitet e ardhshme do të jetë trajner i klubit Bastia.41-vjeçari, i cili ishte asistent-trajner te Paris Saint-Germaini, është larguar nga kampioni i Francës për të zënë vendin e Frederic Hantz.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Chelseat dhe PSG-së, do ta zyrtarizojë punën e tij të re ditën e hënë kur edhe do ta nënshkruajë kontratën.

Gjatë karrierës si futbollist, Makelele e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën Interkontinentale me Realin (2002), si edhe dy trofe të La Ligas.

Dy tituj të Ligës Premier i ka fituar me Chelsean, ndërsa karrierën e përfundoi te PSG në vitin 2011.

Francën e ka përfaqësuar 71 herë gjatë viteve 1995-2008.