Clarence Seedorf: Të konfirmohemi edhe ndaj Chievos

Clarence Seedorf: Të konfirmohemi edhe ndaj Chievos

Clarence Seedorf: Të konfirmohemi edhe ndaj ChievosTekniku holandez mund të punojë më i qetë për projektin e shumëpërfolur të së ardhmes.“Po kalojmë momente tranzicioni. Mund të shikoni shembullin e Manchester United që gjithashtu po has në vështirësi të mëdha.

Duhet shumë durim por kjo nuk do të thotë që duhet të jemi ambiciozë. Jam shumë optimist se në të ardhmen do të rilindim”.

Në vijim, Seedorf përqëndrohet te ndeshja e radhës dhe sjellja e skuadrës në dy ndeshjet e fundit.

“Ndaj Chievo Veronas duhet të marrim tre pikët me çdo kusht. Ndaj Lazios dhe Fiorentinës luajtëm si një grup i bashkuar. Nga Olimpico në Artemio Franci u përmirësuam ndjeshëm, por këto dy ndeshje nuk do të kenë rëndësi nëse nuk fitojmë edhe të shtunën”.

Kaka dhe Balotelli janë dy emrat tek të cilët e ka bazuar projektin aktual të Milanit tekniku holandez, i cili nuk kursehet në komente kur analizon gjendjen e tyre.

“Kaka po punon shumë mirë. E njoh deri në detaje dhe dua t’i shfrytëzoj sa më shumë karakteristikat e tij. Ai ka qenë vendimtar në takimet e fundit, madje i jep skuadrës më shumë siguri në sulm. Mendoj se mund të japë ende shumë. Balotellit i kam bërë komplimentet e mija pasi ndaj Fiorentinës zhvilloi një ndeshje pozitive. Po rritet nga dita në ditë dhe unë shpresoj që të vazhdojë në këtë rrugë”.

Pas 30 javëve të para, Milani mban vendin e 12 në klasifikim me 39 pikë, 8 më pak se Parma që është skuadra e fundit në garë për një biletë në Europa League.