Clarence Seedorf s`dorëzohet

Clarence Seedorf s`dorëzohet

Clarence Seedorf s`dorëzohetEdhe pse u mposhtën në San Siro nga Atletico Madrid (0:1), trajneri i Milanit, Clarence Seedorf nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Ish reprezentuesi holandez beson se Rossonerët mund të fitojnë në Madrid dhe të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Futbolli nuk është basketball, të fitosh 1-0 nuk është turp. Goli do të vijë, ne duhet të vazhdojmë të krijojmë raste dhe të përmirësojmë lojën mes nesh. Futbollistët meritojnë më shumë kohë për tu përmirësuar dhe e meritoj edhe unë bashkë me ta. Por, jam shumë i lumtur për atë që pashë, djemtë kanë të drejtë të jenë optimistë dhe të besojnë se mund të fitojnë në Madrid”, ka deklaruar Seedorf.