Vlora_Citaku

Çitaku merr premtime për njohje të reja të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës ka marrë pjesë në ngritjen e flamurit të Republikës së Kosovës në “Times’s Square”, me rastin e ditёs sё pavarёsisё sё Republikёs sё Kosovёs.

Çitaku është takuar edhe me pёrfaqёsuesit e vendeve tё Amerikёs Latine si dhe tё Lindjes sё Mesme, nga të cilët ka marrё premtime pёr njohje ditёve dhe javёve tё ardhshme.

Në njoftimin e MPJ-së bëhet e ditur se nё kёtё ngjarje mori pjesё edhe nёnkryetari i Manhatanit, i cili sё bashku me pёrfaqёsuesit e komunitetit shqiptar festoi 3 vjetorin e pavarёsisё sё Kosovёs.

Me këtë rast Çitaku shprehu falёnderimet pёr rolin e popullit tё ShBA-sё nё krijimin dhe konsolidimin e shtetit tё Kosovёs.

Ushtruesja e detyrës së ministres së Jashtme gjithashtu, ka mbajtur njё ligjeratё nё universitetin “New School” tё Nju Jork-ut para studentёve dhe ligjëruesёve tё kёtij fakulteti ku ka potencuar kontestin historik, politik dhe juridik tё pavarёsisё sё Kosovёs.

Ndërkaq, në njoftimin e MPJ-së po ashtu bëhet e ditur se mё 17 shkurt ёshtё mbajtur njё ceremoni post-mortore pёr nder tё diplomatit amerikan Richard Holbrooke nё OKB dhe nё zyrat e misionit tё ShBA-ve nё OKB.

Ministrja Çitaku, me ftesё tё familjes Holbrooke ka marrё pjesё nё kёto dy ceremoni dhe ka falёnderuar familjen e diplomatit si dhe zyrtarёt e lartё amerikan pёr rolin e rёndёsishёm tё luajtur nga Richard Holbrooke si pёrfaqёsues i politikёs amerikane nё ditё mё tё vёshtira tё popullit tё Kosovёs gjatё dhe pas luftёs nё Kosovё.

Në margjina të këtyre ceremonive, Çitaku është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së z. Ban ki-moon, pastaj me Bernard Kouchner, senatorin Jon Kerry, kryetar i komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senatin e SHBA-ve etj.

Ministrja Çitaku ka udhёtuar pёr nё Washington ku do tё marrё pjesё nё organizmin zyrtar tё Ambasadёs sё Republikёs sё Kosovёs nё ShBA pёr nder tё festёs sё pavarёsisё.

Nё kёtё organizim solemn janё ftuar diplomatё tё lartё tё Departmentit tё Shtetit dhe ambasadorё tё shteteve tjera nё ShBA. Çitaku dhe Thomas Countryman do tё mbajnё nga njё fjalё rasti nё kёtё ceremoni.

  • Zimi

    Zonja Citaku asht mir qe mos te deklarohet ne opinjon se ka mar premtime, se jemi lodhour me rrenet e juaja . pun ma teper ndersa fjal ma pak nuk asht nevoja ju ti tregoni jeremiqit se keni premtime