Çiljeta Xhilaga ësht singëll

Çiljeta Xhilaga është singëll

Nga një koncert në tjetrin, nga një plazh në një tjetër. Kjo është vera që përsëritet për të gjashtin vit për këngëtaren Çiljeta Xhilaga që deklaron se është ndarë nga Romeo dhe ka mbetur singëll.

Edhe kujtimi po venitet avash-avash, megjithatë lidhja ime ka 3 muaj që ka marrë fund. Për të gjithë ata që nuk e dinë, nuk kam dashur të shprehem, pasi gjithmonë kam qenë, gjatë gjithë këtyre 5 vjetëve në vështrimin e të gjithë gazetave”.

E pyetur nese pushimet do ti beje vete apo cift, sipas kengetares, nuk ka shume rendesi sepse ajo eshte plot me koncerte.

Madje edhe ndërsa jep këtë intervistë për “Bluetooth” bëhet gati për të udhëtuar drejt Vlorës ku edhe do të këndojë sot (dje) në mbrëmje. Çili na tregon për këngën e saj të re të sapo përfunduar dhe që pritet të dalë shumë shpejt në ekranet televizive, pikërisht “Next episode”, vazhdim i hitit të saj të fundit “Deja Vu”. “

Po kam bërë një këngë të re. Është një këngë që mban stemën e Flor Mumajesit si gjithmonë, që është bërë producenti i gjithë këngëve të mia. Videoklipi është realizuar në bashkëpunim me Aleksandrin dhe Supersonic.

Kënga është verore dhe shumë ritmike. Titullohet “Next episode” sepse është vazhdim i këngës “Deja vu”. Do ta cilësoja si një ndër këngët e mia më të mira, më pëlqen shumë, shpresoj që t’i pëlqejë edhe publikut kur ta dëgjojë”.

  • MPU

    me te vertete eshte si nje engjull.

  • pa koment je shum e shkatht vetem kush t ka inat per zotin sa her t sho ithom vetes si nuk kesh afer saJ N PUSHIME

  • zajmina vajsari

    valla ciljet pom vjen mir qe koke dal kit footo po na kena nejt shum her kalo mir 😛