Çiljeta dua pushime në Spanjë me Romeon

Çiljeta dua pushime në Spanjë me Romeon

Këngetarja seksi këtë vit do të pushoje me të dashurin e saj, Romeon, jashtë Shqipërisë.

Duke qenë se gjithë këto vite pushimet e saj janë adresuar në jug të vendit, drejt bregdetit të mrekullueshëm jonian, Çili me siguri ka rënë në monotoni, ndaj sikurse thuhet rendom, dëshiron të “ndërroje pak ajër”.

Për këtë arsye, posa të lirohet paksa nga angazhimet e saja të shumta, me këngë të reja, klipe e koncerte, Çiljeta do të marrë avionin për të drejtuar drejt Spanjës.

Të paktën aty do të donte ajo, sic ka thënë edhe vetë, por e rëndësishme është që kësaj radhe, për pushime verore të dalë jashtë Shqipërisë.