Çiljeta: “Surprizat e mia, look dhe partner të ri”

Në këngën e parë Çiljeta do të bashkëpunojë me Big Bastën, ku ky i fundit njihet tashmë si i preferuar i Florit dhe gjithashtu i preferuari i shumë këngëtareve të reja për faktin se ka futur një lloj tendence të re në muzikën e lehtë.
Fakti që i ka munguar ekraneve me një klip të ri (ka vetëm tre të tillë)
nuk tregon se Çiljeta nuk po punon për të sjellë këngë dhe klipe të reja në repertorin e saj, aq më tepër që ajo e di mirë se duke qenë në qendër të vëmendjes dhe shumë e kërkuar, e ka këtë detyrim karshi publikut dhe fansave që e pëlqejnë. Ka preferuar të mos i ndahet
bashkëpunimit me Flori Mumajesin, kantautorin e njohur dhe djalin që ka sjellë një frymë shumë rinore në muzikë. Në fillim një baladë e më pas një këngë shumë ritmike të firmosura nga Flori, duket se do të
pasohen nga dy krijime të reja të cilat do të vijnë nën interpretimin
e Çiljeta Xhilagës. Këngëtarja ka mbaruar regjistrimin e këngëve të cilat
janë të rrymës R&B dhe po përgatitet për klipet të cilat do t’i realizojë
në Kosovë së bashku me një set të ri fotografish. Në këngën e parë Çiljeta do të bashkëpunojë me Big Bastën, ku ky i fundit njihet tashmë si i preferuar i Florit dhe gjithashtu i preferuari i shumë këngëtareve
të reja për faktin se ka futur një lloj tendence të re në muzikën e
lehtë. Në klipin e kësaj kënge, Çiljeta do të paraqitet me të njëjtin
look, me flokë të shkurtra dhe ngjyrë platini. Ndërsa në klipin e dytë do të bëjë një ndryshim rrënjësor pasi do t’i bëjë Çiljeta: “Surprizat e
mia, look dhe partner të ri” flokët pis të zeza. Çiljeta tregon se edhe look-u i ri me siguri do të pëlqehet shumë madje ajo ka shumë nostalgji për flokët e zeza dhe të prera shkurt pasi në verë kur nxihet ngjan shumë mirë. Një fakt tjetër që e bën Çiljetën t’i rikthehet atij look-u është se pikërisht me flokë të shkurtra dhe të zeza, ajo ka njohur Romeon dhe ai e ka pëlyqer me atë model, kështu jo vetëm bën një ndryshim për qejfin e saj, por me siguri do t’i bëjë një surprizë edhe djaloshit me të cilin është e dashuruar dhe e fejuar./PanoramaPlus/