Cila është pozita më e shëndetshme për gjumë të qetë?

Cila është pozita më e shëndetshme për gjumë të qetë?

Cila është pozita më e shëndetshme për gjumë të qetë?Fjetja në shpinë

Kjo është një pozitë e mirë, e cila parandalon dhimbjen në shpinë dhe qafë. Por, kujdesuni që ta mbani një jastëk nën gjunjë, në mënyrë që kurrizi të jetë në pozitë të drejtë. Nëse gërhisni kjo nuk është pozita më e mirë për ju, sepse në këtë rast mund të forcohet gërhitja.

 

Fjetja në krah

Shtrirja në pozitën e fetusit derisa gjunjët i keni të lakuar dhe keni një jastëk mes këmbëve, mund t’ju ndihmojë që ta mundni stresin. Është e rëndësishme që të përdorni jastëk, në mënyrë që koka juaj të jetë në pozitë neutrale. Shtrirja në anën e majtë të trupit redukton edhe thartirën e lukthit. Kjo pozitë nuk ka anë negative, sepse e ndjek lakimin natyral të kurrizit.

 

Fjetja në bark

Nëse ju mundon dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, fjetja e kohëpaskohshme në bark mund ta reduktojë presionin në disqet e kurrizit. Kjo pozitë është më e rrezikshmja. Ana negative e kësaj pozite, sipas ekspertëve, është se e drejton lakimin natyral të pjesës së poshtme të shpinës, ndërsa mund të krijojë edhe presion të panevojshëm në nerva dhe të shkaktojë ndjesi të shpimit të gjilpërave.