Çiklistët lakuriq promovojnë ajrin e pastër
Mijëra çiklistë amerikanë gjysmë ose krejt lakuriq u shëtitën nëpër rrugët e Philadelphias për të tërhequr vëmendjen për ndotjen e ambientit dhe për të promovuar luftën për ajër të pastër.
Disa prej çiklistëve ngjyrosën trupat e tyre, disa ishin të veshur me kostume larjeje, ndërsa disa tjerë ishin krejtësisht lakuriq.
Ky është viti i dytë që organizohen disa aktivitete me titull: “Philly Naked Bike Ride”. Ngjarje të ngjashme organizohen në më shumë se 70 qytete në mbarë botën që prej vitit 2004.
qeshtu kena linde cullake edhe duhet me dale
sahere super e paskan ba klm